Moon: Çmimin Nobel për paqen duhet ta marrë presidenti Trump

Moon: Çmimin Nobel për paqen duhet ta marrë presidenti Trump

Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in minimizoi sot mundësinë e marrjes së çmimit Nobel për Paqen, pas samitit historik me liderin koreano-verior, Kim Jong Un, duke vlerësuar se në vend të tij këtë çmim duhej ta merrte presidenti amerikan, Donald Trump.

”Presidenti Trump mund të marrë çmimin Nobel. Gjithçka që ne kemi nevojë është paqja”, u përgjigj presidenti koreano-jugor drejtuar vejushës së një prej paraardhësve të tij, Kim Dae-jung.

Kim Dae-jung iu dha Nobeli për Paqen në vitin 2000 për rolin e tij në samitin e parë ndërkorean me presidentin koreano-verior, Kim Jong Il.

Samiti i së premtes midis Moon dhe Kim u përshëndet si një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve në Gadishullin Korean, veçanërisht para samitit të parashikuar midis liderit koreano-verior dhe presidentit amerikan.

Përplasjet verbale në 2017 mes Uashingtonit dhe Phenainit hodhën dyshime për një konflikt të ri në gadishull.

Përmirësimi aktual i marrëdhënieve, i nisur gjatë Lojërave Olimpike dimërore në Korenë e Jugut dhe që kulmoi në samitin e së premtes, ka zgjuar shpresat për zbutje të paimagjinueshme brenda një harku të shkurtër kohor.

Gjatë një takimi publik që u mbajt të shtunën në Miçigan (veri të SHBA-së), Donald Trump përmendi një marrëveshje për çështjen bërthamore me regjimin e Phenianit, duke buzëqeshur ndërsa mbështetësit e tij thërrisnin ”Nobel! Nobel!”.

Moon, modestia i të cilit bëri për vete zgjedhësit koreano-jugorë, kërkoi të luajë rolin e ndërmjetësuesit midis Kim dhe Trump.

Kompania britanike e basteve ”Coral” e paraqet Kim-in dhe Moon-in si favorit për Nobelin e ardhshëm të Paqes, i cili shpërndahet në muajin tetor, pasuar nga Trump.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie