Në 14 mars, një 30-vjeçar shqiptar u arrestua në Holandë, pasi iu gjet e fshehur 5 kilogramë kokainë në makinën tip “Opel Insignia” që drejtonte dhe që ai thotë se ia kishte dhënë një person i panjohur.
Prokuroria Publike e Holandës ka kërkuar dënimin e tij me 3 vite burg. Ai dyshohet se është i përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, pasi makina që ai drejtonte rregullisht kalonte kufirin gjerman në Venlo përpara se të hynte në Belgjikë. Para gjykatës i riu shqiptar u justifikua se kishte ardhur në Holandë për të takuar një vajzë që e kishte njohur në “Tik-Tok”.
“Njoha një vazjë përmes Tik-Tokut dhe doja ta vizitoja”, tha 30-vjeçari.
Në dëshminë e tij, ai po ashtu tha se makinën në të cilën u gjend kokaina e kishte marrë hua te një i panjohur në Gjermani që nuk ia dinte as emrin. Gjykatësit e quajtën historinë e çuditshme.
“Ju thoni se keni marrë një makinë nga dikush që nuk e njihni dhe nuk ia dini emrin ose ku jeton. Kjo është një histori e çuditshme, zotëri”, i tha Gjykata të riut shqiptar.
Avokati i shqiptarit, Alexander Admiral i tha gjykatës se klienti i tij nuk e dinte që droga ishte e fshehur në makinë dhe kërkoi lirimin e tij duke iu referuar vendimeve të gjykatave të tjera me raste të ngjashme.
Në makinën që drejtonte 30-vjeçari shqiptar dhe ku gjet droga, kishte një ndarje të fshehtë, ku oficerët gjetën dhe një celularë. Pas hetimeve, rezultoi se ajo hapësirë ishte e aksesueshme përmes një truku të atillë ku fillimisht duhej ndezur motori, më pas duhej ndezur ngrohja e xhamit të pasmë dhe më pas vendosej një magnet. Në kroskot policia gjeti pesë pako me kokainë e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte shifrën e 350 mijë eurove.
“Nëse jeni të bindur se realisht kam qenë në dijeni për drogën në makinë, ju kërkoj të mos më dënoni me tre, por me tridhjetë vjet”, ka thënë 30-vjçari./Oost.
Sikur te kishe thene qe /ia vodhi makinen ,pa e ditur qe kishte droge brenda/,mund te kishte qene me bindes,me e pakta mund t'a denonin per vjedhje,por keta bejne dhe shejtan budallain dhe bien me keq brenda!!
Përgjigju