DURRES, VLORE - Nëse dikush pa pasur të fshehur një skaf, gomone ose motor uji, dje mund ta nxirrte lirisht. Madje, edhe peshkatarët që gjaujnë në det në distance të afërta, Pas plot 7 vjetësh, deti është “i lirë” për këdo që do të dalë në të.
Moratoriumi i skafeve, i vendosur nga qeveria në vitin 2006, me qëllim luftimin e trafiqeve të paligjshme nga deti, ishte bërë një nga arsyet kryesore për zhvillimin e turizmit në nga Veriu deri në Jug të vendit. Megjithëse me shumë protesta, operatorët turistikë, hotelet, individët apo peshkatarët, më në fund u bindën për të mbyllur mjetet e tyre lundruese.
Shtatë vjet pas vendimit për vendosjen e Moratoriumit të mjeteve motorike detare, bilanci i dëmeve që solli ky ligj mund të ndahet në dy sektorë; në sektorin e turizmit dhe në atë të peshkimit familjar, që njihet ndryshe edhe si peshkimi i bregut të detit.
Megjithatë, dje, pas skadimit të afatit të Moratoriumit, deti ka qenë “i pastër”. Ndëoshta, për faktin se jo të gjithë e kanë mbajtur mend datën, ose për faktin, se nuk është sezoni, apo se jo të gjithë i kanë mjetet lundruese gati.
DURRËS
Xhulian Varfi, Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, në një prononcim për “Shqiptarja.com, flet për dëmet që solli moratorium i vedosur për 7 vjet. “Eshtë e vështirë të bësh një bilanc financiar të dëmeve që solli ku vendim i marrë vite më parë.
Por, ajo që mund të them është, se pas këtij vendimi, sallonet e shitjes së mjeteve motorike u mbyllën, pronarët e resorteve turistike tërhoqën kërkesat për licenca për krijimin e linjave detare të brendëshme për shëtitjen e pushuesëve, në një kohë që peshkimi familjar u asfiksua thuajse fare”, ka thënë Varfi në reagimin e tij.
Më tej, ai shtoi, se po ashtu e pësuan edhe zhytësit amatorë, të cilët nuk kishin me se të dilnin në det për të ushtruar sportin e tyre të zhytjes. Por, biznesi më i madh i ndëshkuar nga ky vendim qeverie, i shndërruar më pas në ligj, është ai i turizmit. Dëmet duket se janë të pallogaritshme.
“Në atë kohë, shumë pronarë skafesh apo jahtesh të vegjël i shitën ato jashtë shtetit apo i strehuan në portet e Malit të Zi dhe më pas i shitën fare. E gjithë kjo përbën një faturë ekonomike pët qytetin e Durrësit, por edhe për zona të tjera bregdetare të vendit”, theksoi Varfi.
Përgjatë bregdetit të Durrësit, deri në fillim të vitit 2006 ushtronin aktivitetin e tyre rreth 150 grupe peshkimi që gjuanin deri 5 milje larg bregut të detit dhe me këtë punë mbanin familjet e tyre. Pas vendosjes së Moratoriumit ato u zhdukën thuajse fare, pasi nuk kishin mundësi ta ushtronin këtë profesion.
Edhe pse më vonë diçka u tolerua në këtë drejtim, ky sektor i peshkimit nuk u gjallërua më. Ndërkaq në Durrës, edhe pse ka një vijë bregdetare 42 kilometër të gjatë, numërohen me gisht ata që kanë në pronësi skafe apo jahte turistikë. Tashmë gjithëçka do të nisë nga hiçi, sikurse të mos kishte ekzistuar kurrë më parë.
SHËNGJINI
Shëngjini është një nga plazhet më të frekuentuara më vend, pas Durrësit e Vlorës. Megjithatë, edhe ai, si dhe biznesi turistik aty, është prekur nga moratoroimu që për 7 vjet bllokoi mjetet lundruese turistike, apo edhe mjejet e vogla të peshkimit.
Kryetari i KOmunës Shëngjin, Salvador Kaçaj, i pyetur nga Shqiptarja.com, është shprehur optimist për situatën në të ardhmen. “Impakti i heqjes së Moratoriumit, është shumë pizitiv”, ka theksuar Kaçaj.
Sipas tij, mungesa e tij do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit, pasi për shtatë vjet ka ndikuar mjaft negativisht, duke penguar dhe individë apo kompani të ndryshme, t’ju shërbejnë pushuesve me mjete lundruese.
VLORE Operatorët
“Skafimi, lajm i mirë për të ringjallur ekonominë”
VOLORE - I menjërershëm ka qenë dhe reagimi i operatorëve turistikë, të cilët janë shprehur mjaft të gëzuar me përfundimin e këtij afati. Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë për Jugun, Vasil Bedini, deklaroi para mediave, se “mbarimi i afatit është një lajm i mirë për të gjithë banorët e Jugut.
“Fatmirësisht, sot është një lajm i mirë për të gjithë banorët e Jugut. Nga sot, të gjithë liqenet edhe detet shqiptare janë të lira nga efektet bllokuese të këtij Moratoriumi.
Eshtë e lirë nga kjo verë e gjithë industria bregdetare që të investojë jovetëm në sportet ujore, por edhe në turizmin detar, pasi në Gjirin e Vlorës egziston e gjithë infrastruktura, si porti i jahteve, Zyra e Kufirit dhe Migracionit, ku përpunohen të dhënat dixhitale të aparaturave e mjeteve që dalin për lundrim në det, duke bashkërenduar punën edhe me kapitenerinë dhe forcat e tjera detare, si dhe marrja e dokumentacionit bëhet në Radhimë, në pikën kufitare”, deklaroi Bedini, sipas të cilit, “operatorët turistikë kanë pritur me padurim që të binte ky ligj i Moratoriumit, që na ka penguar në punën tonë gjatë viteve që kanë kaluar.
Kanë qenë 7 vite që ne prisnim me padurim që ky moratorium të binte, duke patur parasysh që kërkesa e turistëve ka qenë e vazhdueshme që të kishin mundësi të eksploronin bregdetin shqiptar”. Operatorët turistikë deklarojnë, se krahas bukurive të natyrës apo investimeve, turistët kanë dhe kërkesa tjerë që lidhen me lundrimin.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com