Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit kritikoi ashpër trajnerin Simone Inzaghi, i cili u largua nga zikaltërit verën e kaluar pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve (5-0 kundër PSG-së) për t'u bashkuar me Al Hilal në Arabinë Saudite.
"Nuk më pëlqeu. Kur Simone Inzaghi u largua, që sipas mendimit tim ishte një largim i keq, nuk më pëlqeu ajo që ndodhi”, tha ish-pronari për Radio Kiss Kiss. “Ai bëri një imitim të keq të Mourinhos, sepse Mou kishte fituar tripletën.”
Moratti më pas zbuloi zgjedhjen e tij ideale për menaxhimin e ekipit pas Inzaghit dhe ai do ishte Conte. "Do t'ia kisha besuar Interin tim Contes", tha ai.
Megjithatë, Moratti vlerësoi punën e trajnerit aktual.
"Zgjedhja e Chivu ishte inteligjente dhe e guximshme sepse ai është shumë i mirë dhe ka gjetur ekuilibrin e duhur."
Ai e mbylli bisedën duke u përqendruar te individët, me një sy të mprehtë për futbollin cilësor.
"Është kënaqësi të shohësh Modricin në fushë. Midis lojtarëve të rinj, admiroj Nico Paz nga Como, ai ka talent të jashtëzakonshëm", tha mes të tjerash Moratti.
Komente










