Dy policë në Durrës janë arrestuar pasi akuzohen për korrupsion. Burimë bëjnë me dije se efektivët e policisë, Viktor Buça dhe Gëzim Lluka, kanë marrë ryshfet nga një person i cili ishte në kërkim, duke e lënë atë të lirë.
Mësohet se një vit më parë, punonjësit e policisë, janë vënë në dijeni të vendit ku ndodhej Alfred Mikeli, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet pasi u dënua nga gjykata me 10 vjet e 6 muaj burg.
Pasi e kanë lokalizuar Alfred Mikelin, e kanë kapur duke e marrë në automjetin me të cilin lëviznin. Por Alfred Mikeli ju ka ofruar 10 mijë euro dy policëve, të cilët më pas e kanë lënë të lirë në shkëmbim të parave.
'Arrest me burg' është caktuar edhe për Alfred Mikelin si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”
Policia qe duam. Gabuan policet sepse duhet te kishin dhenee gjysmat e parave per drejtorine policise se Durresit.
Përgjigju