Morën 8 mijë lekë rryshfet nga një kamarier, në pranga dy inspektorët e AKU-së në Durrës (EMRAT)

Morën 8 mijë lekë rryshfet nga një kamarier, në pranga dy inspektorët e AKU-së në Durrës (EMRAT)

Foto ilustruese

Dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë arrestuar në Durrës, pasi u kapën duke marrë 8 mijë lekë të reja rryshfet nga një kamarier i një subjekti për të mos vendosur gjobë për mosplotësimin e kushteve higjieno-sanitare. Arben Gupi, 51 vjeç dhe Medi Çela, 49 vjeç janë arrestuar, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë kamarieri 26-vjeçar me inicialet E.J.

Njoftimi i plotë i Policisë

Në lidhje me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme në një emision investigativ "Fiks Fare" ku dy Inspektorë të AKU-së paraqiten duke marrë rryshfet, janë kryer veprimet procedurale nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar , të cilët kanë ndaluar shtetasit:

• Arben Gupi 51 vjeç, banues në Durrës, Inspektor pranë Drejtorisë së AKU-së;
• Medi Çela 49 vjeç, banues në Durrës, Inspektor pranë Drejtorisë së AKU-së.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit E.J. 26 vjeç , banues në Durrës, kamarier në subjektin privat që u kontrollua.

Më datë 18.09.2018 , shtetasit e mësipërm në detyrë Inspektor pranë AKU-së kanë ushtruar kontroll pranë një subjekti privat dhe nuk kanë mbajtur akt konstatimi ku kamarieri i subjektit që u kontrollua u ka ofruar një sasi parash prej 8 000 lekë të reja , me qëllim që të mos e gjobisnin për mungesë të dokumentacionit higjieno - sanitar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale " Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" , "Shpërdorimi i detyrës" në bashkëpunim dhe "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar në nenet 259, 248 , 25 dhe 244 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja