Gjergji Fela, 47 vjeç, biznesmen në fushën e ndërtimit u paraqit në spital për të marrë mjekim për shkak se ishte dhunuar dhe kishte dëme të shumta në trup. Në këtë moment ishte spitali që njoftoi policinë për rastin. Kur efektivët e morën në pyetje për çfarë kishte ndodhur, fillimisht biznesmeni Fela hezitoi të fliste, por më pas sqaroi se ishte marrë peng nga dy vëllezër për shkak të një borxhi. Alban dhe Fatmir Bejo, 35 dhe 28 vjeç, e ndoqën Gjergji Felën dhe në parkingun e një lokali në rrugën “Besim Alla” në zonën e Kombinatit e futën në makinë.

Për dy orë me radhë vëllezërit Bejo i ushtruan presion dhe rrahën biznesmenin për një borxh prej 25 mijë eurosh që ai u kishte, por më pas e lanë të lirë. Fela, pas dhunës iku në spital për mjekim. Ky i fundit pranoi para hetuesve se dy vëllezërve Bejo u kishte borxh 25 mijë eurot.

Pasi policia sqaroi rastin, konstatoi edhe vendin e ngjarjes ku Fela ishte futur me forcë në makinë, mundi të lokalizoj dhe arrestoj njërin prej vëllezërve, Alban Bejon, që në dëshminë e tij ka theksuar se borxhi që i ishte dhënë prej kohësh Felës nuk ishte kthyer. Në kërkim nga policia është shpallur vëllai tjetër Fatmiri. Të dy Bejot rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, kryesisht për organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik.

Ekstrakti i biznesit Gjergji Fela

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:59
Detaje të reja nga pengmarrja në Tiranë, dy vëllezërit dhunuan biznesmenin 47 vjeçar për borxhin 25 mijë eurosh

1681038318_policia750x3671.png

Alban Bejo dhe Fatmir Bejo janë dy vëllezërit që në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, për shkak të një borxhi, kanë marrë me forcë Gjergji Felën. Burime bëjnë me dije se autori i arrestuar Alban Bejo pretendon se Gjergj Fela i ka një borxh prej 25 mijë eurosh. Fela është biznesmen në fushën e ndërtimit. Deri tani nuk dihet nëse ka pasur probleme mashtrimi me persona të tjerë.