FIER- Dy të rinj janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes, (19 janar) pasi akuzohen se kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng një shtetas maqedonas në këmbim të 50 mijë eurove.

Të arrestuarit janë Arviz Lika dhe Florian Haxhiaj nga qyteti i Fierit.

“Ata akuzohen se në bashkëpunim kanë rrëmbyer e mbajtën peng shtetasin nga Maqedonia N.K për të cilën kishin kërkuar lirimin kundrejt shumës 50 mijë euro” bërë të ditur zëdhënësja e policisë së Shtetit, Klejda Plangarica në një prononcim për shtypin paraditen e sotme.

Të rinjtë janë arrestuar në momentin kur do të bëhej dhe dhënia e 50 mijë eurove, në këmbim të lirimit të shtetasit maqedonas. Materialet I kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ata akuzohen për veprën penale të “Rrëmbimit të personit”
(sg/shqiptarja.com)