VIDEO/ Morën peng një 22-vjeçar pasi dyshohet se mashtroi për shitjen e një makine, tre në pranga në Kavajë! Momenti kur fusin të riun me zor në makinë

KAVAJË- Dy vëllezër, Kristi e Enea Dilo, dhe një 22-vjeçar Xhuljano Diko, kanë rënë në pranga pasi kishin rrëmbyer një 22-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Kavajë, ndërsa motivet që i çuan dy vëllezërit që të rrëmbenin 22-vjeçarin, ishte pasi ky i fundit dyshohet se ka mashtruar dy vëllezërit për t’i shitur një automjet të marrë me qira në vlerën 4 mijë euro.

Në videon e ndarë nga policia, shihet momenti kur dy vëllezërit dhe i riu zbresin nga makina dhe marrin peng 22-vjeçarin, Renaldo Shala. E fusin atë në makinë dhe më pas largohen. Rrëmbimi ka zgajtur disa minuta, ndërsa tre të rinjtë kanë dhunuar edhe 22-vjeçarin Xh. D. Tre të rinjtë pretendojnë se 22-vjeçari kishte mashtruar Renaldo Shalën për t’i shitur një automjet me vlerë 4000 euro, të cilin e kishte marrë me qira, nga shtetasit K. D. dhe E. D.

Në kuadër të operacionit “Preteksti”. U arrestuan tre të rinjtë Kristi Dilo, 32 vjeç, Enea Dilo, 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, si edhe Renaldo Shala, 25 vjeç, banues në Durrës. Po ashtu, në pranga ka rënë edhe 22-vjeçari që dyshohet se ka mashtruar për shitjen e makinës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • samiu: 15/06/2023 09:55

    ku bon kavajsit kq trima mi mume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën