Morën peng 22-vjeçarin pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë! E rrahën derisa i morën 30 mijë lekë (EMRAT)

Tirane- Vetëm për disa gërvishtje të vogla, një 22 vjeçar është marrë peng nga dy të rinj dhe është dhunuar për një orë brenda në makinë derisa të jepte lekët. Ngjarja për të cilën policia e Tiranës informoi sot se janë arrestuar autorët, ka ndodhur në një rrugicë pranë Kodrës së Priftit në kryeqytet.

Të arrestuar janë Ardit Carës, Arjan Dukaj përkatësisht 18 dhe 35 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, pas një konflikti të çastit për një përplasje automjetesh, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin E. G., 22 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie’ informoi sot policia e Tiranës.

Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë mësuar se dy të rinjtë kanë kërkuar 30 mijë lekë për dëmin që në fakt ishte vetëm gërvishtje e lehtë, ndërkohë që i kishin thyer dhe xhamin e makinës së 22 vjeçarit të identifikuar me inicialet E.G

Pasi e kanë marrë dhe e kanë futur në makinë, kanë ushtruar dhunë derisa i riu u ka dhënë lekët. 

Pas denoncimit, dy të rintjë janë arrestuar nga efektivët e komisariatit nr 4. 

Ardit Cara, 18 vjeç dhe Arjan Dukaj, 35 vjeç të dy banues në Tiranë, akuzohen për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Kanosja", "Shkatërrimi i pronës", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:44
I gërvishti makinën, ata i thyen xhamin e mbyllën në mjet dhe e dhunuan derisa i morën 30 mijë lekë! Detaje nga pengmarrja tek Kodra e Diellit

1723453842_arrestimi22vjecarit.jpg

Foto: Arrestimi i njerit prej autorëve të pengmarrjes

Detaje të reja lidhur me pengmarrjen e 22 vjeçarit tek Kodra e Priftit në Tiranë. Automjetet e Ardit Carës, Arjan Dukajt dhe 22-vjeçarit të marrë peng prej tyre janë përplasur në një rrugicë pranë Kodrës së Priftit në Tiranë.

Cara e Dukaj i kanë kërkuar të riut 30 mijë lekë të reja për dëmin e pretenduar të shkaktuar nga makina e tij, por ai nuk ka pranuar të paguaj. Në këtë moment të dy kanë nisur ta dhunojnë duke e qëlluar me shpulla 22-vjeçarin, e kanë futur me makinë dhe nuk pranonin ta lëshonin pa u dhënë lekët.

 Burime pranë policisë thonë se i riu është mbajtur për gati një orë në makinë dhe është liruar vetëm pasi u ka dhënë lekët. Dëmet e shkaktuara në makinën e Dukajt e Carës janë gërvishtje të vogla, ndërsa të dy në zënkë e sipër i kanë thyer makinës së 22-vjeçarit xhamin, informon gazetari i shqiptarja.com Sokol Dema. 

M.Q./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin