Një 24-vjeçari i ka kushtuar shtrenjë borxhi 150 mijë lekë ndaj dy personave, pasi është përballur me orë tmerri pas mesnatës së kaluar. Policia bën me dije se shtetasi T. S. është marrë peng dhe dhunuar nga dy personat që iu kishte borxhin, të cilët rezultojnë të jenë babë e bir dhe që kanë rënë në pranga. 

Mësohet se janë arrestuar shtetasit Pal Maletaj, 58 vjeç, dhe Fatjon Maletaj, 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët akuzohen për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në Fushë Mëzez kanë marrë me forcë shtetasin T.S., 24 vjeç, banues në Tiranë, në orën 02:00 të natës së kaluar, dhe në banesën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike, me pretendimin e shlyerjes së borxhit prej 150 000 lekësh, që ai u kishte.

Materialet për ta iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.

d.c./shqiptarja.com