Aktori i njohur Morgan Freeman gjendet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe për këtë arsye ka hasur vështirësi gjatë xhirimeve.

Ai është tërhequr nga kinematografia për një farë kohe.

Aktori ka marrë pjesë në xhirimet e disa filmave si “Las Vegas”, “Trascendence” e “Lucy”.

morgan freeman

5 herë kandidat për Çmimin Oscar, në 2005-n ai fitoi statujën e artë si “Aktori më i mirë joprotagonist” në filmin “Million Dollar Baby”, i regjisorit Clint Eastwood.

Ai gëzon një karrierë të suksesshme po t’i bashkojmë edhe çmimin “Life Achievement” të cilin ia ka dhënë Industria e Filmit Amerikan në vitin 2011 për kontributin e tij në kinema dhe në televizion.