Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 9 vjet burg dhe 5 vjet heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për kryetarin e komunës Bërzhitë Genc Drita, i akuzuar për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “fshehje e deklarim të rremë të pasurisë...”.
Ndërsa ka kërkuar 5 vjet heqje lirie dhe 5 vjet heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për përgjegjësin e zyrës së taksave në komunë Armando Burri i akuzuar gjithashtu për “korrupsion pasiv...”.
Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, i nisur në bazë të referimit të Drejtorisë së Policisë rezultoi se dy të pandehurit i kanë marrë një shtetasi shumën 4500 euro në këmbim të dhënies së lejes së përdorimit të një hapësire publike në territorin e komunës Bërzhitë.
Të pandehur janë arrestuar në flagrancë, fillimisht Armando Burri, të cilit iu gjet shuma 1500 euro dhe më vonë u arrestua edhe kryetari i Komunës, Genc Drita, pasi shtetasi Armando Burri, pak momente para arrestimit e kishte njoftuar kryetarin se kishte marrë paratë për dhënien e lejes së përdorimit.
Po ashtu, Drita, dy ditë pas arrestimit të tij në flagrancë për “korrupsion pasiv….”, ILDKPKI ka dorëzuar një kallëzim penal për “fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë…”. Sipas kallëzimit të ILDKPKI, Drita ka fshehur kontratën e sipërmarrjes për blerjen e dy apartamenteve, me vlerë totale rreth 125.280 euro, si dhe ka fshehur sipërfaqen e truallit 1000 m2 me kufizim në rrugën automobilistike Tiranë- Elbasan.
Gjatë hetimit dhe më tej në gjykim, Genc Drita ka deklaruar se ka nënshkruar një kontratë fiktive me një subjekt ndërtues “M.....” me qëllim të merrte një kredi tek një bankë “e nivelit të dytë një shumë prej 100.000 euro, ku ka lënë si kolateral një sipërfaqe prej 6.000 m2 tokë. Në lidhje me akuzën e fshehjes së 1.000 m2 truall ai shpjegon se ka harruar ta deklarojë atë dhe se nuk ka dëshiruar ta fshehë. Në këto kushte, prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtor të Geni Dritës edhe për akuzën e “fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë....”.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com