GJILAN - Gjykata Themelore në Gjilan, ka dënuar Sava Stanojeviçin, ish-zyrtarin e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, me 8 muaj burg. Vendimi është dhënë nga gjykatësi Hasan Sadiku, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore.
I akuzuari Sava Stanojeviq qytetar i Kosovës është shpallur fajtor, sepse me datë 23 gusht 2013, rreth orës 12:00, në cilësinë e personit zyrtar, si asistent i administratës pranë Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, ka kërkuar përfitim material për vete, në mënyrë që të ushtroj ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar.
Në këtë mënyrë, i dëmtuari F. D. shqiptar qytetar i Kosovës, ka kërkuar shumën prej 500 euro, me qëllim të kalimit-dhënies së kundërligjshme të testit me shkrim dhe vozitjes për patentë shofer pranë Qendrës së Patentë Shoferit në Gjilan.
Në ditën e ngjarjes, i akuzuari Stanojeviç gjersa po pinte kafe me të dëmtuarin, F. D., nga i njëjti kërkon dhe merr shumë prej 500 euro dhe pasi i numëron i fut në xhep, duke i premtuar të dëmtuarit kryerjen e testit me shkrim dhe atë të vozitjes dhe kështu kryen një veprim në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare .
Në dënimin në kohëzgjatje prej 8 muaj burg, ka për t’iu llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak prej datës 22 gusht 2013 deri më 20 shtator 2013.
Ndaj të akuzuarit shqiptohet edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike dhe shërbimet publike në kohëzgjatje prej 1 (një) viti pas mbajtjes së dënimit në burg.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com