TIRANE- Gjyqtarët e propozuar për shkarkim kanë shpëtuar vetëm me masën disiplinore “Vërejtje”. Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e dy ditëve më parë, ka vendosur masa të lehta për gjyqtarët Lindita Hoxha, Valbona Durraj Shkodër dhe Kaçe Agolli Tiranë. Ndërsa për sa i përket gjyqtarit të Tiranës Ibrahim Hoxha, anëtarët e KLD kanë vendosur të rrëzojnë kërkesën e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, për shkarkimin e tij nga detyra.
Sipas kërkesës së ministrit Naço, Ibrahim Hoxha në vendimin për pezullimin e ekstradimit në Itali të biznesmenit Paro Laçi, ka marrë kompetencat e ministrit të Drejtësisë. Kjo pasi sipas kërkesës për shkarkimin e gjyqtarit e drejta përfundimtare për ekstradimin e një personi në një shtet të huaj, e ka vetëm ministri i Drejtësisë.
KLD paralele
Me debate të ashpra është zhvilluar për orë të tëra mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Shumica e anëtarëve të këtij këshilli kanë sulmuar ministrin e Drejtësisë Nasip Naço, se me projektligjin e ri për “Vlerësimin e gjyqtarëve”, synon të krijojë një KLD paralele. Sipas disa prej anëtarëve ministria e Drejtësisë, këtë gjë kërkon ta bëjë nëpërmjet sistemit të vlerësimit të gjyqtarëve, për të cilin kërkon me anën e projektligjit të ngrejë një komision të posaçëm që do të vlerësojë gjyqtarët e shkallës së parë dhe shkallës së dytë.
Kjo sipas pjesës dërmuese të anëtarëve të KLD bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë, dhe se dublon punën e vetë këshillit. Mësohet se nga ana e tij ministri i Drejtësisë Naço, ka kërkuar që projektligji të shihet me profesionalizëm dhe jo me ndikimin politik të secilit prej anëtarëve. Pas diskutimeve, këshilli vendosi që të gjitha mendimet e anëtarëve në lidhje me këtë projektligj, i cili prek në thelb një nga kompetencat Kushtetuese të KLD-së, t’i përcillen ministrit të Drejtësisë zyrtarisht.
Emërimi i gjyqtarëve
Në vijim të mbledhjes, Këshilli shqyrtoi kandidaturat për emërimin e disa kryetarëve gjykatash. Këshilli, në përputhje me procedurën ligjore pasi dëgjoi platformën e kandidatëve vendosi me shumicë votash emërimin si kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës Isuf Shehu si Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Sandër Simoni dhe si Kryetar i gjykatës së Shjkallës së Parë Sarandë, Alltun Çela.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com