Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se ka vjedhur me dhunë tre varëse floriri. Ai u ndalua nga policia pasi i mori me forcë varësen nga qafa një kalimtareje.
Nga hetimet e kryera rezulton se ai është autor i dy vjedhjeve të tjera me dhunë të ndodhura përgjatë dy muajve të fundit në lagjet “Luigj Gurakuqi" dhe "5 Maji" në Elbasan.
Policia njofton se po punon për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë bërë nga ky person, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij.

Komente

