TIRANE-Ish-kreu i Burgjeve Artur Zoto pas pafajësisë fiton dëmshpërblimin. Ai qëndroi në burg 567 ditë, ndërsa Report Tv mëson se ka marrë 1.72 milionë lekë kompensim. Vendimi për dëmshpërblimin u mor nga gjykata administrative Tiranë. ReportTv siguron vendimin për dëmshpërblimin ndaj Zotos.
Ai qëndroi në qeli nga 21 shkurti 2017 deri në 19 shtator të vitit të kaluar kur u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Por si u prangos Artur Zoto? Ishte dëshmia e vartësit të tij Iliaz Labi ish numri dy i burgjeve që dërgoi në arrestimin e Zotos dhe të disa biznesmenëve të dyshuar për korrupsion. Labi deklaroi para prokurores Elisabeta Imeraj se ai kishte marrë 2 milionë lekë nga tre firma konkurruese duke i ndarë paratë me eprorin e tij Artur Zoto.
Këtë qëndrim Labi e mbajti dhe gjatë dëshmisë së tij para togave të zeza, por gjithçka e konsideruar si provë dhe dëshmi u rrëzua nga Apeli i Krimeve të Rënda, pasi shkalla e parë e dënoi me 5 vite burg. Me burg u dënua dhe Iliaz Labi po për shkak të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë 3 vite që ai duhet të kalonte në qeli u konvertuan në shërbim prove. Ndërkohë që pasi fitoi pafajësinë, Zoto kërkoi dëmshpërblim të cilin e fitoi nga gjykata.
.jpg)
.jpg)
Vendimi i gjykates administrative per Artur Zoton
-
Po mire o ju te gjykates. Qe i vodhi parate kjo dihet.Ai e shume te tjere si ai.Edhe demshperblim ???!!! Ju lutem ,na arrestoni dhe ne.Do te marrim nje demshperblim te majme. Kesaj i thone drejtesi. Vjedhin nje milion euro,marrin dhe po aq demshperblim ...!
Përgjigju -
mos u qani, i jep k/hajduti i ap.administrativ gjys miliardi sic i dha fullanit te hajnive!!!
Përgjigju -
Nuk e kam njohur personalisht por nga fytyra duket si fshatare. Une per vete skam njohur asnje fshatar te ndershem
Përgjigju-
Yt ate?
-
-
Artur Zoto kam pasur darin ta njoh dhe te bashkpunoje djale i shkrlqyer dhe i dedikuar ne profesionin e tij nje prind dhe nje mik i vertete respekte
Përgjigju-
Nuk e di sa vertet ke pasur rastin ta njohesh,por Artur Zoto ishte faqja e zeze e burgjeve.Te ishte thjesht per paaftesi do ishte lule, po ishte thelbi i ligesise, makuterise,dhe pamoralit.E di nje sistem i tere tere llumin qe shkaktoj ai njeri, tere zullumet qe beri dhe nuk i mbulon dot nje vendim pafajsie qe dihet si u mor.Arturi ishte mjeshter per te kercenuar e per te bere kamera te fshehta,e keto perdoruri per te shpetuar veten.Me cfare morali do ta mbuloje historine e peshtire dhe te berjes se lekeve me shefen e tij ligjore Manjola Milo (Reveli).Njeri i peshtire deri ne thelb, nje horr perseri ne shoqerine tone..Edhe vete zoti ja ka shenuar ligesine.
-
-
Artur Zoto djali me i ndershem dhe me i pergatitur ne Policine e Shtetit!!
Përgjigju -
Shqiperi te kam dh.....e s'te kuptova asnje here.
Përgjigju

Komente
Komento