Mori ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, SPAK dërgon për gjykim ish-kreun e IMT Elbasan! Nën akuzë për korrupsion (EMRI)

Mori ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, SPAK dërgon për gjykim ish-kreun e IMT Elbasan! Nën akuzë për korrupsion (EMRI)

SPAK

ELBASAN- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim, ish-kreun e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, Andri Mehja. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi akuzohet se i ka marrë para një qytetari për ta favorizuar për një ndërtim pa leje.

Hetimet për ish-kreun e IMT Elbasan nisën këtë vit, ndërsa SPAK thotë se më 15 prill Mehja kishte firmosur një vendim për prishjen e objektit pa leje, një tendë në fshatin Katund i Ri në Bradashesh. Ndërkohë, po ashtu ish-kreu i IMT kishte vendosur edhe gjobë ndaj qytetarit në vlerën 500,000 lekëve.

Por, SPAK ka zbuluar se ish-kreu i IMT ka marrë ryshfet në vlerën 250,000 lekë me qëllim që qytetarit t’ia ulë vlerën e gjobës për ndërtim pa leje nga 1,750,000 lekë në 500,000 lekë.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit Andri Mehja, ish-kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Hetimet për procedimin penal nr. 92 të vitit 2024 kanë zbuluar se më 15 prill 2024, brenda së njëjtës ditë, i pandehuri ka firmosur dy vendime administrative:

Vendimi nr. 12, për prishjen e një objekti të kundërligjshëm të kundravajtësit V.N., – një tendë me konstruksion metalik dhe mbulesë sanduiç – në fshatin “Katund i Ri”, njësia administrative Bradashesh.

Vendimi nr. 13, për dënimin me gjobë ndaj të njëjtit kundravajtës, në vlerën e 500,000 lekëve.

Më pas, sipas hetimeve, i pandehuri Andri Mehja, duke shfrytëzuar detyrën e tij ka kërkuar dhe marrë prej shtetasit V.N. një përfitim të parregullt financiar prej 250,000 lekësh, në këmbim të uljes së masës administrative nga 1,750,000 lekë në 500,000 lekë”, njoftoi SPAK.

Kjo ngjarje u zbardh falë ndihmës së dhënë nga denoncimi publik i bërë në programin televiziv “Stop”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025