Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka deklaruar se ai ishte nuk ishte lajmëruar se festa me pije e organizuar ku mori pjesë në prill të vitit të kaluar, ishte në kundërshtim me rregullat e bllokimit.
“Askush nuk më paralajmëroi se ishte kundër rregullave”, tha kryeministri, duke shtuar: “Do ta kisha mbajtur mend këtë”.
Ish-ndihmësi i tij, Dominic Cummings thotë se ai e paralajmëroi Johnson në atë kohë dhe e ka akuzuar Johnson se ka mashtruar deputetët me pretendimet e tij.
I pyetur nëse do të jepte dorëheqjen nëse zbulohej se kishte mashtruar deputetët, Johnson tha: "Le të shohim se çfarë thotë raporti".
Nëpunësja e lartë civile në Britani, Sue Grey do të publikojë një raport mbi shkeljen e rregullit të pretenduar të COVID në mbledhjet në Downing Street dhe departamentet qeveritare.
Johnson është duke u përballur me krizën më të rëndë gjatë udhëheqjes së tij, pasi pothuajse çdo ditë janë duke u publikuar dëshmi të organizimit të festave vitin e kaluar, kur në fuqi ishin masat kufizuese për luftimin epandemisë. Periudhë në të cilën qytetarët britanikë nuk kanë mundur që t’iu thonë lamtumirën e fundit familjarëve të vdekur.