Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mori pjesë në një ceremoni për hapjen e një aksi në autostradën “Milos Veliki” në Serbi. Të pranishmit festuan me një vakt të bollshëm shoqëruar edhe me muzikë.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte kur u këndua kënga "Një varkë e vogël lundron nëpër det", e njohur për tekstet e saj që lavdërojnë drejtpërdrejt lëvizjen çetnike dhe udhëheqësin e saj Dragoljub Mihailović.

Ndërsa kjo këngë po interpretohej, Vuçiç shihet duke u dhënë para muzikantëve.

I pranishëm në festë, krahas kryetares së Kuvendit Ana Brnabiç dhe disa zyrtarëve të tjerë, ishte edhe ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave shqiptari Demo Berisha, i cili nuk nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka deklaruar publikisht se atdheu i tij është Serbia.