Mori ryshfet 50 mijë lekë për të manipuluar provat e një aksidenti ku mbetën të plagosur disa persona, arrestohet nënkomisari i policisë në Elbasan

Mori ryshfet 50 mijë lekë për të manipuluar provat e një aksidenti ku mbetën të plagosur disa persona, arrestohet nënkomisari i policisë në Elbasan

Kujtim Ozuni dhe Ministria e Brëndshme

Kujtim Ozuni, nën komisar me detyrë Specialist dhe Oficer i Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve rrugore në Elbasan, është arrestuar nga SHÇBA. 52-vjeçari në detyrën e oficerit të policisë rrugore, dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerën 50.000 lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor, ku mbetën të plagosur disa shtetas.

Gjykata e Elbasanit, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për punonjësin e policisë për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

'SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të procedimit penal të vitit 2021, ndjekur me metoda speciale të hetimit, ka kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj punonjësit të policisë N/Komisar K.O., 52 vjeç, me detyrë Specialist dhe Oficer i Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve në Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan.

Punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", pasi në detyrën e oficerit të Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve rrugore, ai dyshohet se ka marrë rryshfet në vlerën 50.000 lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor, ku mbetën të plagosur disa shtetas.'- njofton SHÇBA.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 12/11/2021 23:33

    Burre zoteri me I mir se ky ska. Me vinka shum keq per kete situate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë