Këshilli i Lartë Gjyqësorë ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi.
Hysi është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda më 17 tetor të 2019-ës me 4 vite e 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtua, ai përfitoi ulje dhe u dënua me 3 vite burg. Gjykata po ashtu vendosi t’i ndalojë Hysit për pesë vjet të drejtën për të ushtruar funksione publike.
Gjyqtari u ndëshkua pas publikimit të një video-skandali ku kërkonte ryshfet dhe favore seksuale ndaj një gruaje të divorcuar nga bashkëshorti, me të cilin ishin në proces gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.
Po ashtu ai i mori gruas në fjalë edhe 500 euro me premtimin se do të merrte edhe 500 të tjera në mbyllje të gjyqit. Në pranga ra edhe psikologia Elona Meçani, e cila bënte rolin e sekseres.
Eh more landi u nise per nock e hengre rrock..
Përgjigju