SARANDË- 30-vjeçari Henri Gashi nga Gjakova e Kosovës është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Policia bën me dije se i riu kishte marrë me qira një banesë në lagjen numër 1 të qytetit dhe u shpërndante pushuesve kanabis. Gashi është kapur në flagrancë nga policia vendase në banesën që kishte marrë me qira.
Komento