Morën peng 31-vjeçarin, një i arrestuar në Durrës, dy të tjerë shpallen në kërkim

Morën peng 31-vjeçarin, një i arrestuar në Durrës, dy të tjerë shpallen në kërkim

Me pretendimin se u kishte marrë borxh një shumë parash, tre persona nga Tirana kanë marrë peng një 31-vjeçarin M.Y. Për këtë policia e Durrësit ka arrestuar 39-vjeçarin Denis Allaraj, 39-vjeç, banues në Domje në Tiranë dhe ka shpallur në kërkim shtetasit Danjel Hoda, 40 vjeç dhe Dashamir Hoda, 40 vjeç, banues në Bathore, Tiranë. Këta shtetas në bashkëpunim  me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng shtetasin M. Y., 31 vjeç, me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash, si dhe i kanë vjedhur atij, një aparat celular. Ato akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja”.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 39 vjeç, banues në Domje, Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasit D. H., 40 vjeç dhe D. H., 40 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng shtetasin M. Y., 31 vjeç, me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash, si dhe i kanë vjedhur atij, një aparat celular.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin