Kiara dhe Olta janë në nominim dhe njëra prej tyre do duhet të lërë shtëpinë e Big Brother. Këngëtari Luiz Ejlli pati deklaruar se do të lërë shtëpinë e Big Brother edhe ai, nëse eliminohet Kiara. Por, në një bisedë që ka pasur sëfundmi me Kiarën, duket se Luizi ka ndërruar mendje.
Kiara i ka thënë Luizit që duhet të qëndrojë në shtëpinë e Big Brother deri në fund, pasi ai ka fituar mbështetje shumë të madhe dhe duhet ta fitojë me patjetër këtë spektakël.
Kiara: Po nëse këta njerëz që të mbështesin ty, e zëmë që dola unë, duan të të mbështesin ty vetëm. E kam seriozisht! Nuk mund të bësh një gjë të tillë, ti e di shumë mirë që të duhet fitorja. Ti do ta fitosh, jam shumë e sigurt për këtë. Mos thuaj “jam unë në vend të Kiarës”, nuk je pra ti, se ti je tjetër karakter nga unë. Më vë një përgjegjësi shumë të madhe, unë dua me shpirt që ti ta fitosh.
Luizi: Problemi është këtu, që po mendoja se nëse bëj unë thirrje që të të votojnë ty, njerëzve të mi, deri diku duket sikur po bëj një lloj presioni. E zëmë se kjo nuk funksionon, gjithë kjo fushatë kthehet në urrejtje, jo për mua por për ty. Do të të thonë ty “doli nga ti”. Nisem të të bëj mirë, por të bëj keq.
Kiara: Ke sakrifikuar kaq kohë, ke kaluar çdo limit, ti e di se sa duan njerëzit. Me shumë mundësi unë do dal, ti do ta fitosh për ne të dy. Unë në shtëpi do iki, do të të ndjek, aty më ke, nuk largohem unë prej teje.
Luizi: Është ideja që do jem duke dëgjuar p*rdhët e Oltës nëpër shtëpi, “shiko ta nxora Kiarën”.
Kiara: S’ka gjë, edhe ti i ke nxjerrë, i ke bërë presion, me Maestro me Amos. Kjo është një luftë mes ju të dyve. Unë çfarë kam dashur ta përcjell, e kam përcjellë dhe jam shumë e lumtur.
Luizi: Nëse njerëzit duan të të nxjerrin ty dhe të mbajnë Oltën, ma beso që është e vdekur që ata duan të na shohin mua dhe Oltën dhe ma beso që ta marr hakun. Rri e qetë se ajo mua nuk më kalon dot.
Kiara: Këtë bisedë doja ta bëja me ty më vonë, por e pashë që u qetësove. Unë jam koshiente që unë nuk e bëj dot atë që po bën ti, njerëzit duan spektakël. Lufto deri në moment të fundit, mos më hajde në shtëpi pa fituar se nuk ta hap derën. Olta është kundërshtarja më… ju jeni dyshja. Dashurinë e kanë parë.