Mos harroni çadrat! Reshje shiu në të gjithë vendin

Mos harroni çadrat! Reshje shiu në të gjithë vendin

Foto ilustruese

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi.

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare kryesisht në pjesën e parë të ditës për t'u shtrirë më pas në pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri 8-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 11°C

në zonat e ulëta 7 deri 16°C

në zonat bregdetare 8 deri 15°C

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar