Ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët dhe reshje shiu, të cilat do të bëhen prezente që prej orëve të mesnatës me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar fillimisht në veri të vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gradualisht reshjet do të shpërndahen në të gjithë territorin në formën e rrebesheve të shpejta me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër ndërsa nga orët e mesditës deri pasdite reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë, kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Peshkopi, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe pjesërisht qarku i Vlorës.
Mjegull e dendur lokale dhe mjegullina do të jenë prezente në orët e para të mëngjesit/mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-12m/s, ndërsa hera-herës në bregdet do të fitojë shpejtësi 14-24m/s. Valëzimi në dete do të jetë i lartë i forcës 3-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 15°C
në zonat e ulëta 11 deri 19°C
në zonat bregdetare 13 deri 19°C
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.8%
-
Jo
6.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 3520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Temperatura maksimale deri në 18 gradë, parashikimi i motit për sot
18 Janar, 08:19
-
Vranësira dhe temperatura deri në 6 gradë celcius, parashikimi i motit për sot
17 Janar, 08:05
-
Vranësira e temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
16 Janar, 07:15
-
Temperatura deri në 4 gradë, parashikimi i motit për sot
15 Janar, 08:28
-
Ftohtë e vranësira, në veri e juglindje borë...parashikimi i motit për sot
14 Janar, 07:16
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë
13 Janar, 07:07
-
Reshje shiu dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot
12 Janar, 07:10
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Kthjellime gjatë paradites, rikthehen reshjet e shiut gjatë mbrëmjes, parashikimi i motit për sot
9 Janar, 08:20