Mëngjesi në vendin tonë ka nisur me reshje shiu. Deri në mesditë moti sipas meteoalb do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pas mesditës vranësirat zhvillohen në të gjithë vendin duke rrezikuar rrebeshe afatshkurtër shiu. Mbrëmja rikthen sërisht kthjellimet.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në të dyja vlerat ditore duke  luhatur vlerat ekstremale  nga 4°C mëngjesi deri në 23°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.