Mos harroni çadrën, sot priten reshje shiu gjatë gjithë ditës

Mos harroni çadrën, sot priten reshje shiu gjatë gjithë ditës

Foto ilustruese

Për ditën e Premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë nga Oqeani Atlantik si dhe brigjet Skadinave.

Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit dhe lokalisht deri të lartë. Reshjet e shiut do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të jetë intensive dhe hera herës problematike, me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-12m/s. Përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 16-25m/s duke bërë që valëzimi në dete do të jetë i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 6 deri 20°C

në zonat e ulëta 14 deri 21°C

në zonat bregdetare 14 deri 23°C.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kiara lë spitalin, publikon pamjet emocionuese me vogëlushen: Koha që burri im të bëjë 'babin hot'

Kiara lë spitalin, publikon pamjet emocionuese me vogëlushen: Koha që burri im të bëjë 'babin hot'