Mos harroni çadrën sot, shiu dhe vranësirat prezente gjatë gjithë ditës, në veri do ketë reshje dëbore

Mos harroni çadrën sot, shiu dhe vranësirat prezente gjatë gjithë ditës, në veri do ketë reshje dëbore

Mot i vranët dhe reshje shiu mesatare mbizotërojnë motin në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por në zonat malore do ketë reshje dëbore. Sipas MeteoAlb këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas here do ketë intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C deri në 12°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Masat ajrore të paqëndrueshme që do të përfshijnë pjesën më të madhe të Europës do të ditojnë rreshje shiu e dëbore. Konkretisht reshje të dendura dëbore do ketë Europa Lindore dhe Veriore. Ndërsa me mot të kthjellët mbetet Gadishulli Iberik dhe pjesërisht Europa Qendrore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia