Mot i vranët dhe shira të izoluar mbizotërojnë kushtet e motit në vendin tonë deri në mesditë. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin mbizotërim të kthjellimeve në territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.
Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite dhe mbrëmje duke arritur shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.
Rajoni dhe Europa
Lindja, Qendra dhe pjesërisht Jugu i Kontinetit Europian mbeten me vranësira, shira dhe stuhi afatshkurtra ere. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme paraqiten Brigjet e Egjeut, Europa Veriore dhe Jugperëndimore.