Deri në mesditë, moti karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, ku pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira të izoluar në vend. Herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. Në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.                                      

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e  fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi  4 ballë.