Vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti pritet të jetë kryesisht i vranët me interval të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe territor, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Në Alpe dhe në lartësitë mbi 1000-1200m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë./ SHMU