"Mos jep lekë për fushatë", kanoset
Sekretarja e Këshillit të Qarkut Lezhë

Sekretarja e Këshillit të Qarkut Lezhë">
LEZHE - Sekretarja e Keshillit te Qarkut Lezhe Marjana Ndoci, 33 vjeçe dhe i vellai i saj me iniciale E.N janë kërcënuar me armë nga 3 persona, mesditën e djeshme në fshatin Gjadër. 

Ngjarja është në vijim të incidenteve elektorale të ditëve të fundit dhe policia po e heton si të tillë. Sipas denoncimit të bërë nga ana e 33 vjeçares, 
ajo ka qenë duke lëvizur së bashku me të vëllanë në mjetin e tyre, kur jane ndaluar nga një fuoristrade tip Mercedez nga e cila kanë zbritur 3 persona. 

Këta të fundit mësohet se kanë kërcënuar me armë Marjana Ndocin duke i thënë "mos shpërndajë lekë për fushatë". 

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre personat të moshës 19, 21 dhe 24 vjeç, të tre banues në Lezhë. 

Njoftimi i Policisë
Kallëzimi është bërë në polici nga M.N, 33 vjeçe, banuese në Gjadër. Ajo ka deklaruar përpara uniformave blu se një ditë më parë rreth orës 14:30, ajo ka qenë duke udhëtuar së bashku me vëllain E.N,, janë ndaluar nga një mjet fuoristradë nga ku kanë zbritur tre persona. 

Sipas denoncimit të saj, njëri prej tyre nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë i ka kanosur ata dhe familjarët e tyre, me motivin që mos të shpërndanin lekë për fushatë elektorale.

Policia bën të ditur se ka identifikuar autorët e kësaj ngjarje, S.N. 19 vjeç, G.M. 21 vjeç dhe A.M 24 vjeç, trë tre banues në Lezhë.

Veprimet në lidhje me këtë ngjarje janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.

Strukturat e Policisë po punojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Gramsh, kërcënohen dy persona anëtarë të një partie politike
Fushata elektorale ka sjellë incidentet e para edhe në Gramsh. 

Katër persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policia pasi kanë kërcënuar dy përfaqësues të partive politike.

Sipas policisë, 40-vjeçari Aurel Qafoku ka kanosur kryetarin e FRESH-it, Enio Zanin 26-vjeç.

Sherri ka nisur në lokalin që kishte me qera kandidati i LSI, Admirim Kalaja. Sipas raportimeve në terren thuhet se 26 vjeçari bashkë me disa anëtarë të tjerë të FRESH ka qenë duke shpërndarë fletëpalosje të PS.

40-vjeçari Qafoku e ka marrë këtë si provokim dhe është konfliktuar me të rinjtë duke i kërcënuar. Për rastin në fjalë Prokuroria e Elbasanit ka filluar procedimin në gjendje të lirë për shtetasin Aurel Qafoku.

Njoftimi i Policisë
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për procedim në gjëndje të lire në ngarkim të B.B., 35 vjeç, V.B., 31 vjeç, M.H., 25 vjeç, të tre banues në Gramsh.

Ata, si përfaqësues të një subjekti politik në Gramsh, dyshohen të kenë kanosur A.XH, 37 vjeç, banues në Gramsh, para dyqanit të tij.

Gjithashtu, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë edhe në ngarkim të A.Q., 40 vjeç banues në Tiranë.

Ky shtetas, në një lokal në qytet dyshohet të ketë penguar dhe kanosur E.Z., 26 vjeç, banues në Gramsh, anëtar i një subjekti politik në Gramsh, kur ky i fundit shkoi në lokal së bashku me anëtarët e forcës së tij politike.

Për katër personat e proceduar, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje" parashikuar nga neni  329 i Kodit Penal.

​Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset