Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Kjo e mërkurë 18 mund të jetë një ditë kur në dashuri, të gjitha pyetjet do të marrin përgjigjet e duhura. Në punë, përpiquni të shtendosni më shumë veten.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Dashuria nuk është aq e thjeshtë, por do të shihni që do të gjeni një zgjidhje që tju kuptojnë më mirë dhe më shumë. Në punë dëgjoni shefin tuaj dhe mësoni gjëra të reja që vijnë si risi.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Mos i konsideroni të mirëqenë ata që keni përreth dhe filloni t’i dëgjoni veten tuaj për njeriun që është pranë jush. Në punë gjërat shkojnë mirë, por problemet tuaja personale po pushtojnë të gjitha vendimet që merrni.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Zemërlehtësia juaj po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë. Mundohuni të merreni me atë që ju shqetëson, me thelbin e problemit dhe jo stisje nga më të ndryshmet. Në punë ka ardhur një moment që duhet të sillni në mend dhe mos harroni kurrë se nga e keni nisur.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Gjërat në sferën intime mund të jenë më mirë, mos u kënaqni me kaq. Në punë, mos e lini mënjanë idenë për të pasur një udhëtim të këndshëm.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Jeni duke kaluar një periudhë jo fort të mirë dhe dashuria mund të jetë një mundësi e mirë për ta lënë pas këtë që përballeni, ndaj mos kini frikë të forconi raportin tuaj. Në punë gjërat janë duke u bërë ca si më të vështira.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Nëse ia keni vënë syrin dikujt, ky është momenti sepse keni të gjitha kartat në tavolinë për të dalë me sukses. Në punë shkëlqeni me një tjetër energji që ju ka pushtuar dhe të gjithë po e vënë re.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Mos i ndrydhni ndjenjat nga frika se mund të ndodhë që mos t’i përjetoni më. E ardhmja para jush e rezervon sërish këtë ndjesi. Në punë do të keni mundësinë që prisni, por kjo do të ndodhë vetëm nëse punoni shumë.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Mundohuni të vendosni veten në qendër të botës tuaj, fundja, bota jote je ti, pastaj gjithkush tjetër. Në punë mund të bëni më shumë, mos u stepni, besoni në idetë tuaja.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Mos kini kaq frikë nga gjykimi i të tjerëve, vazhdoni me kokën lart dhe mos u tutni nga askush, pra mos i lëkundni ndjenjat që keni. Në punë kërkoni dhe pranoni këshilla, nuk ka asgjë të keqe.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Jeni të shqetësuar për dikë që doni. Kape telefonin dhe pyete se çfarë po ndodh. Puna po shkon mirë, vazhdoni kështu.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Mund të ketë lajme të mëdha të papritura në sferën e dashurisë. Puna gjithashtu mund të ketë një ndryshim drastik.