Mos-konsultimi i Ramës me
presidentët/Topi: Edhe Ramiz Alinë do ta kisha ftuar

Mos-konsultimi i Ramës me<br />presidentët/Topi: Edhe Ramiz Alinë do ta kisha ftuar<br>
Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi kritikoi sot kryeministrin Edi Rama në "Repolitix" në Report TV se ka injoruar përvojën e këtër ish-krerëve të shteti të Shqipërisë lidhur me bisedime mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Topi tha, se po të ishte për të, do të kishte ftuar edhe ish-presidentin Ramiz Alia nëse ai do të ishte gjallë për interesin kombëtar.

“Janë katër presidentë gjallë dhe një i pestë është në detyrë. Shqipëria nuk ka Senat për të korrigjuar gabime politike, në këto kushte, nuk e ke shansin që t’i bësh gjerat në mënyrë personale dhe në kushtet totale të transparencës. Ne po këkrojmë transparencë për gëjra që ndodhin rëndom përditë, e jo më për gjëra të interesit kombëtar që duhet të jetë në transparencë të plotë dhe plotësisht të qartë. Është e papranueshme, sepse gjatë gjithë bisedimeve shohim një ministër të jashtëm vetëm duke kërcyer dhe nuk zbaton detyrimin e parë të transparencës publike: ka qeveri, ka opinion publik. Nëse e marr informacionin nga ministri Kotzias në atë formë, ç’mund të presësh. E kam me kryeministrin Rama, që tenton të jap shpjegime post-factum, kur gjërat marrin sensibilutet të lartë në Shqipëri. Në vend të merret me rëndimin e vokabularit të tij, tepsinë, kazanin timonin, duhet të merret më seriozisht me një tjetër lloj transparence. Dhe duhet të ndryshojë mënyra e komunikimit. Kur janë gjëra serioze, i gjithë parlamenti duhte të jetë shumë serioz.

I pyetur lidhur me deklaratën e ramës se në në prill do ta shohim se rezultati i marrëveshjes do të jetë më i mirë se ai i 2009-s, Topi tha: “Kur ishim të vegjël dhe grindeshim, ai që ishte nga lagjja tjetër thoshte, do ta shohesh kur të vish nga lagjia ime. Kjo nuk është gjuhë kryeministrore. Nëse e ke në koshiencë se ç’do ndodhi, duhet të na e thuash zotëri” – u shpreh ai. 

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Euro e mbyll korrikun me vlerën më të ulët historike, këmbehet me 100 lekë

Euro e mbyll korrikun me vlerën më të ulët historike, këmbehet me 100 lekë