Policia Rruga ka vijuar me sensibilizimin e drejtuesëve të mjeteve ndaj shkeljeve që bëhen dhe se çfarë parashikon ligji për shkelje të tilla.
Sipas policisë rrugore, shumica e rrugëve në Shqipëri janë me sens qarkullimi të alternuar prandaj më mirë një gjobë e "hidhur dhe gjallë" sesa një parakalim i gabuar, i cili mund të rezultojë edhe fatal.
Drejtues mjeti: nuk është e nevojshme të ngrini sytë në qiell për të parë ku është droni i Policisë Rrugore, mjafton të ngrini sytë deri tek tabela vertikale që paralajmëron "ndalimin e parakalimit".
Policia Rrugore
Çfarë parashikon ligji për shkeljet e rregullave të qarkullimit:
Neni 146 (Parakalimi)
"1. Parakalimi është manovra, gjatë së cilës një mjet kalon një mjet tjetër, një kafshë ose një këmbësor në lëvizje ose i ndaluar, në korsi a në pjesë të karrexhatës të destinuara normalisht për qarkullim.
2. Drejtuesi i mjetit që ka ndërmend të parakalojë duhet të sigurohet paraprakisht që:
a) ka fushëpamje të tillë që i lejon kryerjen e manovrës dhe kjo manovër të mos paraqesë rrezik ose pengesë;
b) drejtuesi i mjetit që ndodhet përpara në të njëjtën korsi nuk ka sinjalizuar që do të kryejë të njëjtën manovër;
c) asnjë drejtues mjeti që ndodhet prapa në të njëjtën karrexhatë ose gjysmëkarrexhatë, si dhe në korsinë në të majtë të tij, kur karrexhata ose gjysmëkarrexhata janë të ndara në korsi, nuk ka filluar parakalimin;
d) që rruga të ketë një hapësirë të lirë të tillë që të lejojë kryerjen e plotë të parakalimit, duke pasur parasysh diferencën ndërmjet shpejtësisë së tij dhe asaj të mjetit që do të parakalohet, si dhe të pranisë së mjeteve që vijnë nga drejtimi i kundërt a që ndodhen përpara mjetit që do të parakalohet...."
Policia Rrugore e Elbasanit, gjithashtu në javën që kaloi ka vijuar me zbatimin e planit të masave me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Me ndihmën e radarëve dhe drager, 9 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht pasi u janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa janë marrë plot 1100 masa.
Më tej, Policia Rrugore ka paralajmëruar se do të vijojë kontrollet e pandërprera në të gjithë territorin e qarkut të Elbasanit me qëllimin e rritjes së sigurisë së jetës në rrugë.
Postimi i policisë:
Policia Rrugore e Elbasanit, gjatë javës që kaloi kanë vijuar zbatimin e planit të masave me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Me Radar e Drager, në autostradë dhe në rrugët e qytetit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara , ata që drejtojnë mjetin nën ndikimit e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shkeljet e ndryshme që parashikohen në Kodin Rrugor.
Gjatë javës që kaloi janë proceduar penalishtë 9 drejtues mjetesh nga këta : 3 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe janë proceduar penalishtë në gjendje të lirë 6 drejtues mjetesh.
Si rezultat i kontrolleve janë pezulluar 10 Leje Drejtimi, për drejtim të mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur , për shpejtësi tej normave të lejuara , mbajtja e fëmijës në vend të parë , për drejtim mjeti në sens të kundërt, largim nga vendi i aksidentit.
Nga kontrollet janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative dhe konkretisht: janë vendosur 1100 masa kryesisht për mos vendosje të rripit të sigurimit, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, nuk respektojnë shpejtësinë vecanarishtë në qendrat e banuara dhe në afërsi të vendkalimeve të këmbësorve, për xhama të errët, mungesë kontrrollit teknik të mjetit, mos-ruajtja e distancës në udhëtim, për mos vendosjen e kaskës mbrojtëse, për parakalime të gabuara si dhe për mos pozicionim në korsin e duhur.
Janë kryer 300 alkool teste , ku kanë rezultuar se: 10 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 90 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejuara, ndërsa 200 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l.
Shifrat që tregojnë reflektimin pozitiv të drejtuesve të mjeteve , duke shmangur drejtimin e automjetit, pas përdorimit të pijeve alkoolike. Policia Rrugore e Elbasanit gjen rastin të falenderojë të gjthë ata drejtues mjetesh që rrespektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke u bërë pjesë e ndihmesës në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Elbasanit, do të vijojë kontrrollet e padërprera në të gjithë territorin e qarkut të Elbasanit me qëllimin e vetëm: Rritjen e sigurisë së jetës në rrugë dhe jo për qëllimin e ndëshkimit me masa administrative të drejtuesve të automjeteve.