Mos prisni surpriza këtë fundjavë por në punë do ia dilni që të rifilloni gjithçka me sukses. Horoskopi për sot

Mos prisni surpriza këtë fundjavë por në punë do ia dilni që të rifilloni gjithçka me sukses. Horoskopi për sot

Foto ilustruese

 

 

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Së fundmi keni pasur disa dyshime në historinë tuaj të dashurisë dhe keni dëshiruar që të mos ekspozoni veten. Në punë, dita është mjaft e trazuar dhe ju rekomandohet që të qëndroni të qetë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Në fundjavë parashikohen gjëra të bukura për ndjenjat. Ndërsa në punë, të shtunën mund të zgjidhni disa cështje që kanë mbetur pezull.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Mos prisni surpriza këtë fundjavë sepse nuk ka asgjë premtuese. Ndërsa në punë, do ia dilni që të rifilloni gjithçka me sukses pas një periudhe pushimi.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Fokusohuni në datën 22 nëse doni të bëni dicka që këndshme për gjysmën tuaj më të mirë. Ndërsa në punë, do ju vijnë zgjidhjet në mendje për disa cështje që ju kanë shqetësuar së fundmi.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Dashuria mund të jetë gjëja më e bukur që po shijoni këto ditë. Edhe në punë, situata nuk është aspak shqetësuese, por sugjerohet që t’i kushtoni vëmendje shpenzimeve të shumta.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Do të ketë takime të këndshme për ata që janë beqarë, ndaj jini të vëmendshëm ndaj atyre që tregojnë interes për ju. Gjithashtu, në punë nuk do të mungojnë lajmet e mira. Mjafton të bëni pak durim.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Ciftet që po shijojnë një lidhje afatgjatë, kjo fundjavë ofron qetësi të madhe. Ndërsa në punë, nuk përjashtohen mundësitë që të të kërkojnë për të bërë një zëvendësim.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Gjatë kësaj fundjave, rekomandohet që të bëni vetëm atë që është e nevojshme. Mos dilni jashtë parashikimeve duke bërë gjëra ekstra për partnerin/partneren. Ndërsa në punë përpiquni të ruani qetësinë, jo të ushqeni konflikte.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Ndjenjat e bukura do të filloni t’i përjetoni gjatë pjesës së dytë të ditës. Ndërsa nëse keni ide të reja për punën dhe duhet të bëni propozime, mos hezitoni.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Në dashuri, mos u largoni nëse dikush tregon se ka interes për ju. Ndërsa në punë, është periudhë interesante për ata që nuk janë aktivë për një periudhë të gjatë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Kini kujdes! E shtuna nuk është dita për të debatuar seps gjërat mes jush dhe atij/asaj që pëlqeni mund të përkeqësohen. Ndërsa në punë, kushtojini vëmendje shpenzimeve, por megjithatë asgjë nuk është shqetësuese.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Kushtojini vëmendje ndjenjave sepse pasdite fillojnë të lindin dyshime në kokën tuaj. Edhe në punë, mund të keni diskutime por duhet të sqaroni eprorët se asgjë që nuk mund të zgjidhet lehtë.

M.Q./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SKEDA /  Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC

SKEDA / Zihni Shahu ish-kryetar i Gjykatës së Elbasanit, emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC