Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me rikonstruksionin e qendrës shëndetsore në Haxhias të Elbasanit.
I intervistuar doktorit i ambulancës, Enea Belicari u shpreh se gjendja ka ndryshuar tërësisht nga një vit më parë.
“Tani me kushtet e reja është kënaqësi si për ne ashtu edhe për pacientin që të vijë dhe të marrë shërbimin ambulator.”
Ndërsa infermierja Florina Alla ka treguar lidhur me kushtet e vështira që ka hasur në vitet e para të punës së saj.
“Ka qënë lagështirë, myk. Si infermiere e re ndjehem e privilegjuar që kam fatin të punoj me këto kushte.”
Në postimin e tij Rama bën premtimin se do të vijojë me rikonstruksionin dhe ndërtimin e qendrave shëndetësore: Duke ju kërkuar të mos mërziteni, se do keni plot 300 nga këto brenda këtij mandate.
Postimi i Ramës në Facebook: