Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë i gjithë vendi jonë mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por pas mesditës vranësirat shtohen fillimisht në jug dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin duke sjellë reshje të pakta e të izoluara.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C deri në 21°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Vranësira të dendura dhe reshje shiu do ketë Europa Juglindore, po ashtu Verilindja e kontinentit PARAQITET me reshje dëbore dhe temperatura të ulta. Ndërsa kthjellimet MBIZOTEROJNE Gadishullin Iberik, Europën Qendrore dhe atë Veriore.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)