/ATSH-AFP/ - Nuk ka "plan B" në kuadër të negociatave me Greqinë, theksoi sot komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici pas një dështimi tjetër të negociatave mes Athinës dhe eurozonës.
"Ne të gjithë mendojmë se një zgjidhje është e mundur. Nuk ka 'plan B"', theksoi Moscovici në kuadër të një takimi të ministrave të Financave të 28 vendeve të BE-së.
"Plani A, për komisionin është një marrëveshje brenda zonës euro. Është i vetmi mbi tryezë", theksoi zëdhënësi i Komisionit, Margaritis Schinas.
"Duhet kaluar nga ideologjia në logjikë", theksoi ai duke iu drejtuar grekëve dhe duke përsëritur një formulë të Moscovicit.
Komisioni evropian u shpreh sot në kërkim të një zgjidhjeje dhe premtoi se do të luajë rolin e lehtësuesit. Komisioni përgënjeshtroi gjithashtu ekzistencën e një dokumenti që grekët ishin në prag të nënshkrimit një ditë më parë, ashtu si konfirmoi ministri grek i Financave, Janis Varoufaqis.
"Ka pasur dokumente të hartuara, por asnjë dokument në tryezë dhe për më tepër dokument të hedhur poshtë nga Greqia", theksoi francezi, Michel Sapin.
Për evropianët e vetmja zgjidhje e vlefshme është një zgjatje e programit grek të ndihmës që përfundon më 28 shkurt. Zona euro i dha një ultimatum Athinës deri të premten dhe shpreson që ajo të bëjë një kërkesë zyrtare, sipas burimeve të afërta me këtë çështje.
/Shqiptarja.com