Mosdekretimi i ministrave, ja
precedentët që nga viti 2002

Mosdekretimi i ministrave, ja<br />precedentët që nga viti 2002
Përplasja mes presidentit dhe mazhorancës nuk ndodh për herë të parë. Po ashtu dhe bllokimi i dekreteve të emerimit të ministrave ka një precedent.

Ai daton në 2002 kur ish-kryeministrit Nano iu desh të qeveriste disa muaj me zëvendës ministra por ndryshe nga tani, kur pengesë për emerimin e tyre është pikërisht kreu i shtetit, në atë kohë konflikti ishte mes rradhëve të maxhorancës.
 
Në fund të qershorit 2003, zëvendës kryeministri dhe ministri i jashtëm Ilir Meta, dha dorëheqjen nga posti që mbante në qeverinë Nano. Bashkë me të u largua nga qeveria edhe ministri i Integrimit, Sokol Nako, mbështetës i tij .
 
Fatos Nano propozoi Marko Bellon e Ermelinda Meksin, për të plotësuar këto vakanca. Ndonëse presidenti Moisu dha "ok" dekreti i tij i emerimit për Bellon u rrëzua me votë në seancën plenare nga opozita dhe 16 deputete përkrahës së Metës.
 
Ministria e jashtme u drejtua nga zv/Ministri deri në tetor të 2003-shit. Për këtë post dhe atë të Ministrit të rendit, të mbetur bosh pas dorëheqjes së Luan Ramës, kryeministri Nano propozoi Namik Doklen dhe Fatmir Xhafajn.
 
Skenari u përsërit dhe drekretet u rrëzuan sërisht nga deputetët. Nano qeverisi me zëvendësministra deri në kongresin e partisë së 12 dhjetorit.
 
Në këto kushte presidenti i vendit, Alfred Moisiu, i kërkoi publikisht Kryeministrit Nano të rikonfirmonte mazhorancën në Parlament, pasi vendi nuk mund të qeverisej me tre vende ministrore bosh, ose të kalonte në zgjedhje të parakohshme.

Më 24 dhjetor 2003 pasi u rikonfirmua kryetar i PS, Nano paraqiti kabinetin e ri te Presidenti Moisiu dhe Parlamenti e votoi me numrin e nevojshëm të votave.

Tashmë kur presidenti Nishani ka dërguar për interpretim në kushtetuese çështjen e dekreteve, në vitin 2002 kjo gjykatë ka zgjidhur një konflikt të ngjashëm brënda 24 orëve. Në shkurt 2002, kur qeveria “Majko 2” priste të merrte miratimin e saj nga Kuvendi, kreu i opozitës së atëhershme Sali Berisha iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për ta quajtur antikushtetues dekretimin e kabinetit qeveritar nga ana e Presidentit, pa marrë më parë votëbesimin në Kuvend.
 
Gjykata Kushtetuese e kryesuar nga Fehmi Abdiu vendosi se procedura e ndjekur për emërimin e kryeministrit ishte e drejtë.

Sipas rregullit të saj, brenda dy muajve nga depozitimi i kërkesës në këtë gjykatë, anëtarët e saj duhet ta marrin në shqyrtim atë, ndërsa dhënia e vendimit, e veçanërisht zbardhja e tij, nuk kanë asnjë afat të përcaktuar kohor.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar