Moskë, ministri Jashtëm Lavrov:
SHBA nuk do ta sulmojë Phenianin

Moskë, ministri Jashtëm Lavrov:<br />SHBA nuk do ta sulmojë Phenianin
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të sulmojnë Korenë e Veriut, sepse e dinë se Pheniani posedon armë bërthamore.
 
Gjjatë javëve të fundit është rritur tensioni për këtë cështje, për shkak të testeve bërthamore të kryera nga Pheniani.
 
Më 3 shtator, Pheniani testoi një bombë hidrogjeni, që besohet të ketë qenë 16 herë më e madhe se bomba që ka hedhur SHBA-ja në Hiroshimë, më 1945.
 
Testimi u krye pasi Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi se do ta “shkatërrojë tërësisht” Korenë e Veriut nëse ajo paraqet kërcënim për SHBA-në apo aleatët.
 
Më herët u raportua se Koreja e Veriut pati lëkundje të lehta , pranë qendrës ku Pheniani zhvillon zakonisht prova bërthamore.
 
Megjithatë, Instituti amerikan i Gjeologjisë tha se nuk mund të konfirmonte nëse aktiviteti sizmik ishte shkaktuar nga njerëzit, apo nga natyra.
 
Kjo situatë bëri që avionë luftarakë amerikanë që shoqëronin bombardues të tipit B-1B, të pilotonin në hapësirën ajrore ndërkombëtare, shumë pranë Koresë së Veriut.
 
Pentagoni tha se patrullimet ajrore ishin një demonstrim për të shprehur vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe një mesazh i qartë se Presidenti Donald Trump ka opsione të shumta ushtarake për të përballuar me sukses çdo lloj këcënimi nga programi bërthamor i Koresë së Veriut.

Redaksia Online
a.j/ Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)