Moska akuzon agjentët 007 të SHBA
Lavrov:Ambasadori rus u përgjua

Moska akuzon agjentët 007 të SHBA<br />Lavrov:Ambasadori rus u përgjua
Ambasadori rus në SHBA Serghei Kisliak është përgjuar nga shërbimet sekrete të SHBA. Është kjo akuza e ministrit të jashtëm rus Lavrov.

“Kur shpërtheu skandali i gjeneralit Flyyn  i cili puonte si këshilltar i Trump shërbimet sekrete të SHBA në mënyrë anonime kanë thënë  se kanë përgjuar rregullisht komunikimet e ambasdorit tonë Kisliak, vecanërisht për raportet me Moskën dhe për  aktivitetin diplomatik në Washington” u shpreh Lavrov duke kërkuar që t'i kushtojë vëmendje atyre që përpiqen të monitorojnë zhvillimet nëpër botë ndonjëherë duke përdorur metoda jo të ligjshme.

Kujtojmë se Flyyn u detyrua të dorëhiqet nga posti i Sekretarit të Sigurisë amerikane në 13 shkurt.

Ai u akuzua pikërisht sepse kishte komunikuar me ambasadorin rus ne SHBA pak kohë para se të merrte detyrën.

Në bisedime mendohet se është folur për heqjen e sanksioneve ndaj Moskës të vendosur në 2014 pas aneksimit të Krimesë

Po ashtu Lavrov e cilësoi të rëndë  dhe të papërgjegjshëm shkrimin e Sunday Telegraph sipas të cilës Moska ishte mbrapa nje tentativë për grusht shteti në Mal të Zi, me qëllimin për të vrarë kryemninistrin filo-perëndimor.

Sa i përket planit për Ukrainën të publikuar nga New York Times ai ka një përgjigje: “Nuk mund të marrësh asgjë nga vetja”.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim