
"Ne kemi folur tashmë për këtë kërcënim dhe faktin se armët perëndimore të dërguara në Ukrainë tashmë po shiten nga grupe të ndryshme kriminale në Evropë. Kjo është e pashmangshme." Kështu deklaroi zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, duke komentuar fjalët e kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu sipas të cilit armë të papërcaktuara antitank të prodhimit perëndimor u gjetën në "kufijtë e Izraelit".
Pak më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë për Jerusalem Post tha se po gjejnë armë perëndimore antitank në kufijtë e tyre."
“Ne gjithashtu kemi frikë se çdo sistem që i jepet Ukrainës mund të përdoret kundër nesh, sepse ai mund të bjerë në duart e Iranit dhe të përdoret kundër nesh”, shtoi Netanyahu, “kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Prigozhin u shpall luftë udhëheqësve rusë të mbrojtjes: Do të eliminojmë udhëheqësit ushtarakë! Moska fillon procedimin penal për kryengritje të armatosur









