Retorika mbi bashkimin kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë nuk kontribuon në ruajtjen e klimës së stabilitetit dhe marrëdhënies së mirë fqinjësore në Ballkan.
Kjo është deklarata e ministrit të Jashtëm Rus, Sergei Lavrov mbi deklaratën e kryeministrit Rama, sipas medias serbe Tanjug.
"Moska i kushtoi rëndësi deklaratës së 4 prillit ku kryeministri shqiptar tha se Shqipëria mund të bashkohej në një mënyrë klasike duke alternuar kufijtë në rajon, nëse integrimi i Shqipërisë dhe Kosovës në BE nuk do të përshpejtohej”, citohet të ketë qenë deklarata e ministrit të jashtëm rus.
Deklarata e kryeministrit Rama ka sjellë reagime të shumta nga zyrtarët serbë por dhe institucionet europiane, por qeveria shqiptare insiston në faktin se këto deklarata janë keqkuptuar.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Inteligjenca amerikane:Bashkimi me Kosovën retorikë