Ukraina: Kemi vrarë 15 mijë ushtarë rus! Inteligjenca britanike: Do i zëvendësojë me mercenarë të huaj

Ukraina: Kemi vrarë 15 mijë ushtarë rus! Inteligjenca britanike: Do i zëvendësojë me mercenarë të huaj

Prej ditësh po flitet se nga kjo luftë, Moska ka pësuar humbje të mëdha. Deri më tani flitet për mbi 10 mijë ushtarë të vdekur, e nga sa raportojnë mediat e huaja, Moska po përpiqet që të mobilizojë kompanitë private ushtarake dhe mercenarët e huaj për të zëvendësuar humbjet e saj të konsiderueshme.

Një fakt i tillë është bërë i ditur nga inteligjenca britanike në buletinin e përditshëm të Ministrisë së Mbrojtjes së Londrës.

" Nuk është e qartë se si këto grupe do të integrohen me forcat ruse në terren në Ukrainë dhe ndikimi që kjo do të ketë", thotë inteligjenca britanike.

Sipas Ukrainës, në 29 ditë luftë, Rusia ka humbur 15.800 ushtarë.

"Gjatë kësaj periudhe, Rusia humbi gjithashtu 530 tanke, 1597 automjete të blinduara luftarake, 280 sisteme artilerie, 82 raketahedhës të shumëfishtë, 47 mbrojtje ajrore, 108 avionë dhe 124 helikopterë. Përveç kësaj, pasagjerët humbën 1033 njësi makinash, 4 anije, 72 tanke me karburant dhe lubrifikantë, 50 mjete ajrore pa pilot dhe 16 njësi speciale", thuhet në njoftim.

 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit