Moska i përgjigjet akuzave të Clinton
Kremlini: Ofenduese dhe skandaloze

Moska i përgjigjet akuzave të Clinton<br />Kremlini: Ofenduese dhe skandaloze
Akuzat e Hillary Clinton se Moska ka sulmuar kibernetikisht serverat e partisë demokratike janë skandaloze dhe ofensive. Është ky qëndrimi i Moskes një ditë pas deklaratës së ish-sekretares së shtetit se hakerat rus kanë ndërhyrë në sistemet kompjuterike të partisë së saj. 

“Mendoj se është thjesht skandaloze dhe është një shenjë dobësie të arrish në këto nivele argumentesh. Qëndrimi im bazohet në faktin se amerikanët nuk paraqesin dhe nuk do të paraqesin asnjë ankesë zyrtare”, u shpreh ambasadori Andrei Krutitskikh i cili përfaqëson Rusinë në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë informatike. 

“Ka një lloj kontradikte, hipotezat vijnë ngë përfaqësues të cilët pretendojnë presidencën. Zyrtaret e Shtëpisë së Bardhë evitojnë të komentojnë ose e bëjnë më mënyrë të zbehtë pa paraqitur një ankesë zyrtare. Sepse nëse duhet t'i shkosh në fund çështjes atëherë kjo është tentativë për të ndërhyrë në çështjet e brendshme, prandaj reagojmë seriozisht” shtoi Andrei.

Zëdhënësi i Kremlinit Dimtry Peskov ka pohuar të njëjtat akuza duke theksuar se këto akuza janë bërë për të mbuluar faktin se fushata presidenciale në të vërtetë është manipuluar nga forca të brendshme në SHBA.

“Vetëm retorikë pre elektrorale. Amerikanët po përpiqen të mbulojnë mashtrimet e tyre duke sulmuar Rusinë. Kjo është e gabuar. Deklaratat e Clinton janë absurde, emocionale dhe të pa baza. Forcat ruse nuk drejtojnë operacione të ''cyber'' terrorizmit. Kjo është e sigurt të paktën jo kundra SHBA me të cilat Kremlini dëshiron të normalizojë marrëdhëniet”, u shpreh Peskov.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë