Kiev: Shpërthime në 4 anije në Krime! Moska: Sulm i Ukrainës i përgatitur me Londrën! Rusia: Përfundon mobilizimi i pjesshëm, 80 mijë rusë janë në frontin e luftës

Kiev: Shpërthime në 4 anije në Krime! Moska: Sulm i Ukrainës i përgatitur me Londrën! Rusia: Përfundon mobilizimi i pjesshëm, 80 mijë rusë janë në frontin e luftës

Pamja nga shpërthimi në 4 anije në Krime

Pentagoni ka paralajmëruar që nëse Moska përdor sulmet bërthamore si kërcënim, do të marrë përgjigje të menjëhershme. Sipas të dhënave të siguruara nga Kievi, Rusia ka kryer 4500 sulme me raketa kundër Ukrainës dhe gjithsej 8000 sulme ajrore që nga fillimi i pushtimit. 

Ditën e sotme, autoritetet pro-ruse njoftuan se kishin përfunduar evakuimin e të gjithë popullsisë civile. Sergej Kiriyenko, i cili kishte vizituar më parë trupat ruse në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia shkoi në qytetin jugor të Kherson, që konsiderohet pika kyce e konfliktit por edhe zona ku mund të ketë negociatë për t’i dhënë fund luftës.

Rusët kanë forcuar vijën mbrojtëse në bregun perëndimor të lumit Dnipro, duke përdorur rezervistët e mobilizuar javët e fundit. Ndërkohë Moska thotë se mobilizimi i pjesshëm ka përfunduar dhe 80 mijë persona kanë dalë në frontin e luftës.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Sigurisë ruse, Dmitry Medvedev uroi Elon Musk për blerjen e Twitter dhe i dha një mesazh për Ukrainën. “Ndaloni së bëri biznes me Starlink në Ukrainë.” Pas luftës, Starlink siguroi rrjetin e internetit në Ukrainë pas kërkesës së qeverisë pasi ishin shkatërruar rrjetet e shërbimit prej forcave ruse.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
BE ka ngrirë asetet ruse deri në 17 miliardë euro, zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje që të përdoren për rindërtimin e vendit pas luftës

1667050122_AlliesPartnersRivals800.png

Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro (16.9 miliardë dollarë) që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt. Kështu bëri me dije komisioneri i drejtësisë i BE-së Didier Reynders.

Shifra është rritur nga rreth 13.8 miliardë euro "nga oligarkët dhe entitetet e tjera" që Reynders në korrik njoftoi se BE kishte ngrirë, kryesisht në pesë vende.

“Deri më tani, pasuritë e 90 personave janë ngrirë, më shumë se 17 miliardë euro në shtatë shtete anëtare, duke përfshirë 2.2 miliardë euro në Gjermani”, tha ai për grupin mediatik të gazetave Funke.

BE-ja ka miratuar tetë paketa sanksionesh që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës tetë muaj më parë.

Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje që asetet të përdoren për të rindërtuar vendin e tyre pas luftës.

“Nëse janë para kriminale të konfiskuara nga BE-ja, është e mundur që ato të transferohen në një fond kompensimi për Ukrainën”, tha Reynders në intervistë.

"Kjo shumë është larg nga të qenit e mjaftueshme për të financuar rindërtimin," shtoi ai.

Më vete, Reynders i tha gazetës Hamburger Abendblatt se këtë vit mund të shihen gjyqet e para të krimeve të luftës të lidhura me luftën në Ukrainë.

“Nëse prokurorët duan të fillojnë në nivelin më të lartë, le ta bëjnë këtë”, tha ai.

Reynders tha se ai ishte "arsyeshëm i sigurt" se gjyqet e para për krime lufte të të dyshuarve rusë do të fillonin në Gjykatën Penale Ndërkombëtare këtë vit.

Ora 15:11
Rusia: Anijet e sulmuara në Sevastopol ishin pjesë e marrëveshjes së grurit

1667049451_varkamekokaine1199x720.jpg

Rusia tha të shtunën se anijet e saj të shënjestruara në një sulm me dron në portin Sevastopol të Krimesë ishin të përfshira në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB për të lejuar eksportin e grurit ukrainas.

“Duhet theksuar se anijet e Flotës së Detit të Zi që u sulmuan nga terroristët janë të përfshira në sigurimin e “korridorit të grurit” si pjesë e një nisme ndërkombëtare për eksportimin e produkteve bujqësore nga portet e Ukrainës”, tha Ministria e Mbrojtjes e Moskës. 
Këto pretendime ende nuk janë verifikuar ndërkohë që marrëveshja e grurit është planifikuar të përfundojë në 19 nëntor dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka bërë thirrje për një zgjatje.
 

Ora 15:02
Shpërthimet në 4 anije në Krime/ Moska: Sulm i Ukrainës i përgatitur me Londrën

1667048588_65c30a61dc5bd5592703865cb4f0d491kTUDU3380971339749iiD593x443CorriereWebSezioni.jpg

Kievi raporton se katër anije luftarake ruse kanë shpërthyer si rezultat i sulmit me dron. Mirëpo, Ministria ruse e Mbrojtjes ka akuzuar drejtpërdrejt Britaninë se ka kontribuar në përgatitjen e sulmit me dron në Krime të nisur këtë mëngjes nga ukrainasit. Sipas qeverisë ruse, përgatitjet për sulmin u kryen "nga specialistë britanikë me bazë në Ochakov, rajoni i Nikolaev".

Rusia akuzoi gjithashtu Britaninë se ishte e përfshirë në shpërthimet që rrëzuan gazsjellësin Nord Stream.

"Disa përfaqësues të një njësie të Marinës Britanike", shkroi Ministria e Mbrojtjes në Telegram, "morën pjesë në planifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e sulmi terrorist në Detin Baltik më 26 shtator të kaluar, me qëllim dëmtimin e tubacioneve të gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2.

Ora 14:46
Katër anije ruse shpërthyen në Sevastopol

Katër anije ruse raportohet se kanë shpërthyer në Sevastopol. Lajmin e ka dhënë Kievi zyrtar, nënvizon gjithashtu se katër anije luftarake ruse shpërthyen si rezultat i sulmit me dron.

Për më tepër, disa imazhe tregojnë tymin e zi që ngrihet drejt qiellit nga posta e Sevastopolit.

Ora 08:31
Putin: Duhen armë të reja për forcat ruse në Ukrainë! Të provojnë që janë të vlefshme

1666970858_putin.JPG

Presidenti rus kërkon që të shtohen armët për trupat që janë në frontin e luftës në Ukrainë.

“Gjithçka duhet bërë për të përmirësuar zhvillimin e forcave të armatosura të Federatës Ruse në një kohë të shkurtër”, deklaroi Putin në një takim me ministrin e Mbrojtjes Shoigu, raporton Ria Novosti. 

Presidenti rus Vladimir Putin kërkon "armë të reja për trupat tokësore që provojnë të jenë të mira në veprim". 

 

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 30/10/2022 08:35

    Prej vitit 2014 kur u aneksua Krimea esht qene e duhur te fillonte pregaditja per lufte me Ukrainen me arme te reja dhe jo me tanket e Stalinit ketu jeni vet fajtore ku ju kapet rugen e pasurimit te oligarkeve dhe nuk menduat per armatosjen nji organizim i nivelit te ulet dhe tani esht vone per ta fituar luften me nji ushtri pa vullnet ku ikin nga vendi keshtu nuk fitoni por dote ndodhe kapitullimi i federates Ruse.

    Përgjigju
  • Sami: 29/10/2022 15:21

    Fashizmi rus ka deshtuar ne ukraine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’. Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju

Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’. Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju