Forcat ruse nisën një sulm me raketa me rreze të gjatë dhe precizion të lartë, nga ajri dhe deti, kundër objekteve në kompleksin ushtarak-industrial ukrainas të Pavlogradit , në rrethin lindor të Dnipropetrovsk. Kjo është thënë nga Ministria ruse e Mbrojtjes, cituar nga RIA Novosti . "Objektivi i sulmit është arritur. Të gjitha strukturat e përcaktuara janë goditur", saktësoi ministria, duke nënvizuar se "funksionimi i kompanive që prodhojnë municione, armë dhe pajisje ushtarake" për forcat e armatosura ukrainase është ndërprerë.
⚡️The first moments of the explosion in Pavlograd after yesterday's strike of Russian cruise missiles. pic.twitter.com/k5QJiX4EL4
— War Monitor (@WarMonitors) May 1, 2023
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kiev: Nuk dimë për ndonjë ndërmjetësim nga Vatikani, gati për kundërsulm! Për Shtëpinë e Bardhë, ofensiva ruse në Donbass ka dështuar









